zoom

Aktualitet

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, Abazoviç merr mandatin nga Gjukanoviç për të formuar qeverinë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dërguar propozim Kuvendit të Malit të Zi që Dritan Abazoviçit t’i jepet mandatari për formimin e qeverisë.Lajmi është bërë me dije nga vetë Gjukanoviç përmes një postimi në rrjetet sociale. Mali i Zi do të ketë kështu kryeministër shqiptar.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, mëson “Vijesti”, kur presidenti i Malit të Zi ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin.

 

vijon…