Aplikacion
Vendimi i dënimit për të u la në fuqi këtë të enjte nga Gjykata e Apelit në Tiranë për dosjen “Babale”.
Seanca pati tensione pas depozitimit të një vendimi nga mbrojtja e Geron Xhafajt.
Bëhet fjalë për një vendim të datës 12 prill 2018 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që pushoi hetimet për trafik droge ndaj Geron Xhafajt.
Vendimi i është dorëzuar Apelit të Përgjithshëm, nga mbrojtësi i Geron Xhafajt, Ardian Visha javën e kaluar, pasi u mbyll shqyrtimi gjyqësor, gjë që sot shkaktoi debat pasi pritej vetëm shpallja e vendimit e jo depozitimi i provave tw reja.
Mbrojtja e Ervin Salianjit pretendon se ky vendim përsa kohë nuk ka marrë formë të prerë, nuk është ligjshëm.
Çfarë është dosja “Babale”
Në vitin 2018, PD denoncoi vëllain e ministrit të Brendshëm në ato kohë, Fatmir Xhafaj, se ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Në audioregjistrimet e publikuara nga PD, dëshmitari X i Partisë Demokratike, njihej me emrin Babalja.
Pas denoncimit, Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.
Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit.
Ai pranoi se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi i ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti Salianji.
Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite