zoom

Të gjitha

“Kam patur probleme…”/ Çfarë e shkëputi Tayna-n nga muzika vitin e kaluar ?!

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka qenë e ftuar këtë javë në rubrikën ’50 pyetjet e emisionit Prive’. Ajo ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale, ku ndër të tjerash ka treguar edhe arsyen se pse vitin e kaluar ishte më pak aktive në muzikë.

Reperja nga Prizreni tha se disa probleme personale dhe shëndetësore e bën të veten, duke ia pamundësuar të jetë më shumë aktive siç ka qenë viteve të kaluara.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, tha Tayna.

Ajo tha se një situatë e tillë nuk do të jetë e njëjtë edhe këtë vit, pasi do të publikojë shumë projekte muzikore për verën e këtij viti./L.K

/Zoom.al