Aplikacion
Me profil biznesmen, “zbërthimi” i aplikacioneve “Enchrochat” dhe “Sky” zbuloi sesi Pëllumb Gjoka kishte rolin kryesor në disa prej ekzekutimeve më të përfolura në vend.
Sipas dosjes hetimore, problemet e Gjokës me drejtësinë nisën që me kallëzimin e familjarëve të shtetases Drande Hoti Gjoka.
Një 99 vjeçare, e cila kishte lënë në testamentin e saj, një sipërfaqe toke prej 39 hektarësh në pyllin e Velipojës, por në vitin
2022, familjarë të saj të afërt pjesë e testamentit, kuptuan se ishin përjashtuar nga trashëgimia pronësore.
Më 16 janar të 2023, shtetasit Lule Zefi dhe djali i saj Donald Zefi bënë një kallëzim.
Ata pretendonin se janë trashëgimtarë të shtetases Drande Hoti dhe se pasuritë e paluajtshme të kësaj shtetaseje, me sipërfaqe prej 39 hektarësh në fshatin Pulaj, komuna Velipojë, janë tjetërsuar dhe marrë në mënyrë të paligjshme nga shtetasit Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë.
Do të ishte pikërisht ky episod i tjetërsimit të një sipërfaqe të tillë prone, që sipas Prokurorisë së Posaçme, do të sillte edhe zbulimin e aktivitetit kriminal të Pëllumb Gjokës, por edhe të personave të tjerë që bashkëpunonin me të.
Ndërkohë, në një nga pjesët e zbardhura të dosjes hetimore, del roli që Gjoka ka për ekzekutimin e Musabelliut. Ai shkëmben mesazhe me Behar Brajoviq për planin e vrasjes.
Pjesë nga dosja:
Më datë 7 Gusht 2020 ora 12.23, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Pëllumbi i shkruan: Kur mendon?
Në orën 18.11, Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Behari i shkruan: Nesër mbrëma kryhet një punë dhe atë herë për një javë kryhet puna jote.
Nga bisedat e mëtejshme del se personi i kontaktit me Ervis Martinaj, që duket se ka hyrë në lojë për të vrarë Kleanti Musabelli për llogari të Pëllumb Gjokës, është Klodor Haka.
I cili merret personalisht me ndjekjen dhe grupin e kontraktuar për të kryer ekzekutimin.
Nga bisedat e dokumentuara në aplikacionin Sky ECC, Behar Brajoviq, i premton Pëllumb Gjokës se puna e Kleantit do të kryhet para datës 1 shtator.
Dosja Hetimore
Në orën 21.27 Behar Brajoviq komunikon me Pëllumb Gjokën.
Behari i shkruan: Deri ditën e diel mos hajde ne Tiranë sepse do kryhet. Të hënën mundesh me ardh.
Behari e pyet: E don sakat apo të vdekur se unë ju kam thënë të vdekur, por thashë të të pyes një herë.
Pëllumbi i përgjigjet: Të vdekur vëlla.
Bisedat mbi vrasjen e mundshme të Kleanti Musabelli, mbyllen këtu dhe është e paqartë përse grupi ekzekutues i ngritur nga Pëllumb Gjoka nuk e kreu këtë punë deri në fund.
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit