zoom

Aktualitet

E dhimbshme! Babai i Mateos: Ngrihuni o popull, se keni fëmijë vetë

Babai i Mateos, 8-vjeçarit që u vra në mënyrë barbare nga fqinji i tij Klodian Çalamani, foli sot për mediat.

Në gjendje të shkatërruar, ai së bashku me gruan, djalin tjetër, të afërm e qytetarë ishin sot përpara Gjykatës së Fierit duke pritur për autorin.

“Ngrihuni o popull, mos bëni sehir, se keni fëmijë vetë. Ma morën jetën e çunit kot fare,” dëgjohet teksa thoshte i ati në gjendje të rënduar psikologjike.

Ata kërkojnë të vihet drejtësi për vrasjen që tronditi të gjithë Shqipërinë.

Postime të lidhura