zoom

Aktualitet

E BUJSHME! Aktivistja zbulon dosjen e Bashës në SHBA: Pagoi 750 mijë dollarë në mënyrë të fshehtë, për 2-3 vite nuk merrte dot vizë

Aktivistja Evi Kokalari ishte e pranishme krah ish-kryeministrit Sali Berisha në “Foltoren” e mbajtur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

AJo ka bërë një deklaratë “bombë”, ku ka folur për dosjen e Lulzim Bashës në SHBA. Sipas saj, Basha ka paguar 750 mijë dollarë në mënyrë të fshehtë te një kompani ruse për të lobuar në SHBA, por ghjithçka ka dalë në pah kur kjo kompani ka patur ptrobleme me ligjin.

Ajo tha se për 2-3 vite kryedemokratit i është hequr viza për në SHBA, teksa shtoi se dojsa është mbyllur pasi Basha përjashtoi Berishën nga Grupi Parlamentar.

“Më vjen mirë që jemi në Durrës dhe kemi më shumë njerëz se në Vlorë, dhe më vjen mirë që kemi flamur amerikan. Pa këtë opozitë, që është në krizë, ne jemi në monizëm. Kam dëgjuar që Lul Basha është nmarrë peng, dhe kemi diskutuar arsyet se pse zoti Berisha është përjashtuar nga Grupio Parlamentar. Arsyeja që u është thënë, është bërë fakt korrupsioni i tij. Por e vërteta është ndryshe. Berisha është përjashtuar për shkak të shkëmbimit të dosjes së LKul Bashës, që ekziston në Shqipëri dhe Amerikë. Kam patur dëshirën e shumë njerëzve që unë të bëhem kryetare e PD, dhe ndaj po i rri Berishës kaq afër. Unë s’kam nevojë të bëhem kryetare e PD, sepse e kemi kryetarin dhe ai është zoti Sali Berisha. Kam ndihmuar në të shkuarën dhe do të vazhdoj të ndihmoj. Unë dua të flas pak për dosjen e Lul Bashës që ka ekzistuar në Amerikë dhe Shqipëri. Është një dosje dhe secili nga ju mund të shhkojë te fara që është Agjencia ku regjistriohen agjentët e huaj, ku janë grupet lobiste që dërgojnë qeveritë në Amerikë.

Ka shumë rregulla me mënyrën se si bëhet. Këtu Lulzim Basha u ngatërrua me veten, pasi po të ishte i zgjuar, nuk kishte pse të fshihte fondet për të lobuar për të. Në një periudhë të shkurtër kohe, brenda 3-4 muajsh, ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Lulzim Basha nuk donte që të dilnin nga kishin ardhur, ndaj vendosi të fuste një kompani me origjinë ruse, ndaj bëri një kontratë sikur po bënin një konsulencë në Shqipëri, dhe kjo është ilegale në SHBA. Kompania që Basha futi në Amerikë pati probleme me ligjin, ndaj probnari vendosi të deklarojë edhe paratë që mori nga Lul Basha. Këtu filluan problemet me Lul Bashën, të cilit iu refuzua viza për në Amerikë për 2-3 vite. Kjo dosje është mbyllur vetëm për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar. Ne do të shohim nëse Basha mund të shkojë në Amerikë, dhe do e çojmë dosjen në Kongres. Lulzim Basha nuk mundi të shpëtojë veten, por i hapi gropën vetes”, tha Kokalari.