zoom

Lajme

E besuara e Ramës në bashki?/ Reagon për herë të parë Anuela Ristani

Një vendim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’ia hequr kompetencat kryetares së komanduar, Anuela Ristani e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt bëri bujë në media ditën e sotme.

Vetë Veliaj në një reagim pasdite deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim duke ia rideleguar sërish kompetencat Anuela Ristanit dhe duke sqaruar se nuk ka asnjë “luftë” mes tij dhe kryeministrit siç u aludua.

Vetë nënkryetarja, Ristani reagoi për gazetarin Blendi Fevziu pasi emri i saj u përmend gjatë debatit.

“Kam një reagim nga Anuela Ristani. Më thotë zoti Fevziu ndjesë, por duke ju ndjekur vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh” ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, lexoi Fevziu.

Postime të lidhura