Aplikacion
Bashkia e Tiranës i ka shpallur aplikimet prej disa kohësh, por çiftet e reja apo të pastrehët e interesuar për të përfituar nga kjo ndihmë nuk po aplikojën dot.
Portali qeveritar e-albania ka shfaqur probleme të shumta që pas sulmit kibernetik të ndodhur dy vite me parë nga një grup hakerash iranianë, duke bllokuar shërbimet në hipoteka, QKB, gjendjen civile etj.
Ndonëse janë paguar me qindra miliona euro për sistemet dhe vijojnë të paguhen shuma marramendëse për mirëmbajtjen, e-albania ka bllokuar vazhdimisht shërbimet për qytetarët, për më tepër kur shumë prej shërbimeve që merren aty nuk ofrohen më nëpër sportele./Zoom.al