zoom

Aktualitet

Dy vëllezërit shqiptarë vrasin kushëririn e tyre, e godasin me thikë në fyt (Emrat)

Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë në mes të rrugës në Athinë nga dy kushërinjtë e tij, të cilët janë identifikuar si Enis Loka dhe Aleksandros Loka.

Ai u gjet në rrugë i mbuluar me gjak dhe kishte një plagë në qafë të shkaktuara nga objekti i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, kur efektivët e Policisë Rrugore që po lëviznin drejt Patisionit.

Ata gjetën 28-vjeçarin në tokë dhe u riu dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos ku ndërroi jetë pak më vonë.

Pas një ore në Komisariatin e Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17-vjeçari Enis Loka dhe 19-vjeçari Aleksandros Loka, të cilët janë vetëdorëzuar.

Ka qenë  i mitur i cili ka marrë përsip autorësinë e krimit duke pretenduar se viktima abuzonte me ta, por pa e specifikuar./