zoom

Bota

Dy tërmete të fuqishme shkundin Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe forca e goditjes

Tërmetet nuk po i ndahen rajonit ballkanik prej disa javësh, teksa lëkundjet zhvendosen sa në Turqi dhe Greqi, në Shqipëri dhe Malin e Zi.

Greqia është tronditur sërish mëngjesin e sotëm nga dy tërmete tërmete të njëpasnjëshme.

Lëkundjet kanë qenë të forta, përkatësisht të shkallës 5.6 dhe 5.7 ballë  të shkallës Rihter, duke u cilësuar të forta dhe të rrezikshme.

Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Ilias pranë Peleponezit, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet janë në verifikim e sipër. /ZOOM.AL/