Aplikacion
Pas humbjes 0-4 në Torino nga Atalanta, “Zonja e Vjetër” e pësoi sërish, ndërsa trajneri Tiago Motta është konfirmuar në stol nga drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli.
Si pasojë e situatës së krijuar, Tiago Motta ka zhvilluar një takim këtë të hënë me drejtuesit e klubit.
Referuar mediave italiane, kjo mbledhje ka zgjatur më shumë se zakonisht, ku Motta ka shpjeguar para drejtuesve të klubit pse kishte hedhur në fushë atë formacion dhe pse ishte bërë ajo zgjedhje për mbrojtjen, që nuk e mbrojti dot portën nga golat.
Sipas “La gazetta dello sport”, drejtuesit i kanë shprehur besim Mottës për vijimin e punës me ekipin, por do të vlerësojnë në vazhdimin ecurinë, duke u mbështetur te performanca e Juventus.