Aplikacion
Mësohet se dy drejtues të rëndësishëm kanë dhënë dorëheqjen nga posti menjëherë pasi Prokuroria e Posaçme i vuri nën verifikim dokumentues, bazuar me dyshime të inicuara.
Ata janë Elton Sevrani, drejtor në FSHU dhe Ergys Verdho, drejtor i KESH.
Dorëheqja mbetet ende e pazyrtarizuar dhe pritet të konfirmohet në vijim bashkë me motivacionin përkatës.
“Zoom.al” publikoi dy ditë më parë lajmin se SPAK zbarkoi në OSHEE, pas hetimit se ishin fshirë borxhet nga sistemi. Denoncimi duket se ka ardhur nga ankesat e ndryshme dhe dyshimet e bazuara mbi veprimtarinë e institucionit, duke bërë që oficerët të nisnin hetimet.
Mësohet se Sevranit, po atë ditë iu sekuestrua edhe celulari personal.
Bëhet fjalë për abuzime në sistem me shifra marramendëse të dyshuara të fshirjes së borxheve të ndryshme, por detajet ende nuk bëhen publike.
OSHEE është sektori që bën faturimin e energjisë për konsumatorët, FSHU kontratat e energjisë elektrike dhe KESH është prodhuesi. /ZOOM.AL/
Vrasje e shpërthim me eksploziv, arrestohet në Luksemburg anëtari i “Bandës së Niklës” (EMRI)