zoom

Aktualitet

Durrës/ 50-vjeçari vdes në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Durrës.

Një 50-vjeçar humbi jetën, teksa po punonte në një firmë për përpunimin e duraluminit.

Ai u dëmtua nga një makineri dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që mori në trup.

Policia po heton për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe po merr në pyetje punonjësit dhe administratorin e firmës.