Aplikacion
KUALIFIKIMI – “Deri në momentin e golit po luanim shumë më mirë se Teuta. Sigurisht Teuta nuk e shfrytëzoi mundësinë që iu dha. Janë gabime që ndodhin, ne vazhduam, mund ta mbyllnim me 2-3 raste të Guindos,. Por këto ndeshje luhen për t’u fituar në mënyrë të kujdesshme se janë baraz me sezonin. Nuk janë ndeshje kampionati që ka interpretim tjetër, pasi në këtë ndeshje zgjidhet sezoni. Pastaj për Teutën kjo ishte e vetmja mundësi për të shkuar në Europë”.
GUINDO – “Guindo ka bërë superndeshje, edhe në Shkodër ka qenë ndër më të mirët, ka mbajtur repartin vetëm, edhe pse nuk shënoi. Adeleke shënoi dhe ishte problematik për mbrojtjen. Por tani jemi më të qetë se përfundoi kjo finale dhe të mendojmë për kampionatin. Kemi pasur shumë dëmtime, tani duke u kthyer e përmirësuar, për të qenë më të qetë në vijim.
SUKSESI ME LAÇIN – “Nuk janë skuadra me emër dhe traditë, jo si Tirana e Partizani ku është më e lehtë për të fituar titull. Janë skuadra me traditë si Skënderbeu, ku ishte viti i parë ku fitova titullin e pastaj bëri atë emër. Besa dihet me traditë, edhe Laçi ka bërë mirë. Është më e vështirë të fitosh trofe me këto ekipe, duhet të jemi objektivë.
SKEMA MBROJTËSE – “Në 15 minutat e fundit u ktheva me 5 mbrojtës se janë ndeshje që nuk ka më bukuri, kishim kundërsulme që mund të rrezikonin. Në 15 minutat e fundit nuk kishte më futboll, por vetëm për të administruar, ndaj futa Mazrekajn në fund që të mbante topin, apo Zulfiun, janë ndeshje ku gabimet nuk lejohen se të kushtojnë sezonin.
PREFERENCA NË FINALE – “Janë të dy skuadra me traditë, nuk kam preferenca, e rëndësishme është që ne tani jemi më të qetë dhe presim finalen. E rëndësishme është që Teuta nuk na ka krijuar asnjë situatë për gol, me përjashtim të dy momenteve të fundit. Kemi qenë shumë të ngarkuar se ishin ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse Guindo do të shënonte sa filloi pjesa, mund të përfundonte më i thellë rezultati. Faktori psikologjik, ngarkesa është shumë e madhe, e dimë që është shumë ngarkesë për të shkuar në finale”.
Berisha fton të rinjtë nesër në protestë kundër mbylljes së TikTok: Fitojmë me 11, e kthejmë me 12!