zoom

Aktualitet

Dumani dhe Dado “fundosin” Veliajn/ Dorëzojnë prova të reja (Dalin bisedat mes kryebashkiakut dhe vëllait)

Trupa gjykuese në Apelin e GJKKO-së vendosi këtë të martë të shtyjë seancën për Erion Veliajn për ditën e nesërme.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë një kërkesë e avokatëve të Veliajt për t’u njohur me provat e reja të dorëzuara nga dy prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Por për çfarë provash bëhet fjalë?

Sipas CNA, dy prokurorët e SPAK kanë siguruar, kanë dorëzuar dhe kanë bërë pjesë të dosjes edhe disa përgjime ambientale dhe telefonike, që rëndojnë pozitat e kryebashkiakut.

Në këto përgjime, Veliaj flet me vëllanë e tij, Arbër Veliaj. Gjatë bisedave, ata përmendin takime me gazetarë, marrëdhëniet që duhen ruajtur me mediat dhe për presione që duhen ushtruar ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mes emrave të gazetarëve apo pronarëve të mediave që përmendin vëllezërit Veliaj, sipas CNA, janë Lori Hoxha dhe Visi apo Grida Duma të Top Channel, Mero Baze dhe Carlo Bollino.

Arbër Veliaj është denoncuar shpesh nga Sali Berisha se edhe ai është i zhytur në afera dhe se pas arrestimit të Veliajt, ka shpërndarë qese me para për mediat.

Seanca e radhës do të nisë nesër në orën 12:30, ndërsa gjatë maratonës gjyqësore të sotme Erion Veliaj kërkoi përmes avokatëve të tij të lirohej në këmbim të një garancie pasurore.

Postime të lidhura