zoom

Të gjitha

Dua Lipa intervistë për “Vogue”

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, prej disa vitesh po shijon arritjet e saj të jashtëzakonshme në tregun muzikor. Ka pak kohë që ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia”, ku po mban koncertet e saj një pas një.

Por së fundmi, Dua ka qenë pjesë e intervistës së famshme të “Vogue”, konkretisht në rubrikën “73 pyetje me Dua Lipën”.

Ylli shqiptar ka bërë një mori deklaratash gjatë pyetjeve, ku ka folur për familjen e saj, jetën personale dhe atë profesionale. Ndër të tjera, Dua Lipa ka thënë se është “single”

Por jo vetëm kaq, pasi Lipa nuk është kursyer aspak që të tregojë edhe shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e hitit “Levitating”. Jo vetëm kaq, por ajo tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë. Madje, përgatit shumë ushqime tradicionale shqiptare.

Nga ana tjetër, ajo ka rrëfyer se këngën e saj të parë e ka shkruar rreth moshës 4 ose 5 vjeçe për nënën e saj në gjuhën shqipe.

Dua asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj, përkundrazi, në shumë intervista ajo ka folur edhe shqip.