zoom

Aktualitet

Drogoi Safetin? Alma Kaçi: Skandaloze! Filipi Cakuli s’ka marrë gjobën e duhur që i vendosi Gjicit

Alma Kaçi ka komentuar deklaratën e Safet Gjicit në gjykatë i cili e akuzoi se e kishte droguar para se të kryenin aktin seksual në zyrën e bashkisë.

Ajo u shpreh se është gjëja më skandaloze që ka dëgjuar, duke shtuar se “ai person ndoshta është me probleme mendore”, referuar ish-kryebashkiakut të Kukësit.

Alma Kaçi theksoi se është filmuar i gjithë momenti që kur zbriti nga makina, deri kur doli nga zyra e Gjicit.

“Kjo është gjëja më skandaloze që unë kam dëgjuar. Ndoshta ai person do jetë me probleme mendore, nuk ka mundësi.

Sepse të hapësh kameran, që te makina që ndalon dhe të hysh pa asnjë gjë, vetëm me mjetin regjistrues në zyrën e atij, çfarë piu ky? Dhe pse nuk e deklaroi që atë ditë që unë jam i droguar, as kur e arrestoi SPAK, por kujtohet pas tetë muajsh?”, tha Alma Kaçi për SYRI TV.

Ajo shtoi se punonte si gazetare investigative e emisionit “Fiks Fare”, por u braktis dhe u la në rrugë nga punëdhënësit e saj. Alma Kaçi hodhi akuza ndaj tyre duke u shprehur se i bënë videon virale dhe kjo sipas saj, pasi “ndoshta nuk ka marrë gjobën e duhur që i ka dhënë Safetit”.

‘Më braktisën, të nisesh për një mision të tyre dhe të lënë në rrugë. Plus që më bënë videon virale. Ndoshta Filipi nuk ka marrë gjobën e duhur që i ka dhënë Safetit. Janë shumë gjëra, janë shumë pikëpyetje.

Dhe pse nuk janë transmetuar këto filmimet e tjera? Edhe një fëmijë e kupton se pse. Sepse vendosen gjoba”, tha ajo.