zoom

Politikë

Dritan Leli dëbohet nga PS, refuzoi kërkesën e Ramës për të kandiduar për deputet

Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.
Leli u largua nga partia pas një mesazhi që Damian Gjiknuri lexoi në Asamblenë e PS në Vlorë. Në mesazh thuhej se “Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve”.
PS e ka konsideruar Lelin të “huaj” duke mos pranuar që ai të dalë në fushatë me kandidatët për deputetë.
Pritet që PS të ndërmarrë edhe një tjetër akt për shkarkimin e tij edhe si kryetar të Bashkisë së Vlorës, përmes Këshillit Bashkiak. ©Zoom.al