zoom

Aktualitet

Drejtori ngacmoi nxënëset, gjyshja e 14-vjeçares: Ta varin!

Një ngjarje tronditëse u raportua dje në Pogradec, ku drejtori i shkollës kishte ngacmuar seksualisht dy vajza.

Gjyshja e 14-vjeçares, njërës prej vajzave të ngacmuara seksualisht në fshatin Stropckë në Pogradec, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim, ajo ka deklaruar se vajza ka folur për dy javë me drejtorin e shkollës dhe ai i shkruante fjalë turpi.

Sipas së moshuarës, vajza ka jetuar me ta, pasi prindërit i ka në Greqi.

“I ka shkruar çupes në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin çuar në Pogradec. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa shkoi në Pogradec. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi.

Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë përjashta,për çupën. Shteti e di,ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin”, tha e moshuara.