Aplikacion
Lajmin e dha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.
Ai zbuloi se nga gara janë skualifikuar 4 kandidatë.
“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Katër kandidatët e skualifikuar janë Sami Rasha, Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Hajrulla Xhivini. Ky i fundit u skualifikua pas publikimit të pamjeve në rrjete sociale që dëshmonin sjelljen e pahijshme ndaj institucioneve të drejtësisë në vend.
Sipas ligjit, drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe gradë të rolit të mesëm drejtues.
Ndaj, Shemsi Prençi, është skualifikuar pasi nuk është në radhët e uniformave blu.