Aplikacion
Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në pronësi të saj që të çonte investimet në sektorët ekonomikë të cilët kishin potenciale dhe do hapnin vende të reja pune.
Me debate mes të vetëve dhe kundërshtarëve, pasi i jepte kompetenca të mëdha në administrimin e pronave shtetërore por dhe në marrjen e huave, u miratua ligji për “Korporatën e Investimeve”.
Ligji u kthye edhe nga presidenti Meta në atë kohë, por sërish qeveria mbrojti idenë e saj për të themeluar këtë kompani. Madje nga fundi i vitit 2021, Ministria e Financave çoi edhe 17 milion euro për këtë Korporatën, që të kishte kapital të fortë. (1.8 milion i kishin dhënë ca muaj më parë)
Që kur nisi e deri më sot, të ardhurat që raporton Korporata janë zero. E vetmja gjë që gjen është një raport që ka bërë administrimi, i cili shpalos vizionin në 3 pika: të ndërtojë një ekip të mirë dhe koheziv, të zhvillojë në letër projektet dhe të sigurojë kapitalet për aktivitetet që do të bëjë. Më pas thuhet se ka shqyrtuar dhjetra projekte potenciale në turizëm, energji, bujqësi që të identifikojë se “cili prej tyre ushqen potencialin transformues nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë tregtare”.
Ekipi koheziv i ekspertëve është një staf prej 4 vetash, ndërsa e gjithë puna e projekteve që ka bërë kjo ndërmarrje shtetërore shtrihet vetëm në gjetjen e një zyre. Për këtë, punonjësit kanë marrë 2 milion lekë rrogë, ndërsa drejtori përveç rrogës ka marrë dhe 20 mijë euro honorare, ndërsa bordi ka shpërblyer veten me 80 mijë euro për punën e bërë. Nga antarët e bordit njëra është drejtore e rëndësishme dhe tjetra ministre.
Si dikush që jeton në një vend të varfër, nuk mund të rri pa më bërë përshtypje se si shpërdorhen paratë publike, pasi më shumë se pagat dhe shpërblimet e derdhura kot, të dhimbsen paratë e ngrira në një kompani që nuk kryen asnjë aktivitet. 20 milion euro për një zyrë që nuk bën asgjë, kurse këtej dilet në fushatë që qytetarët të blenë borxhin e qeverisë!
Sa herë del ndonjë i varfër të kërkojë strehim nuk kemi, sa herë del ndonjë fatkeq të kërkojë kurim nuk kemi, sa herë duhet bërë ndonjë urë apo thelluar ndonjë lumë nuk kemi, por për Korporata dhe Koncesione kemi gjithmonë.
Berisha: Të vendosur drejt fitores!Shqipëria ka më shumë të burgosur politikë se Rusia apo Tunizia