Aplikacion
Teksa sot duhej të ishte e pranishme për të dëshmuar si dëshmitare, drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, kjo e fundit nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.
Që në nisje të fjalës së tij kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji nuk i kurseu ironitë ndaj maxhorancës dhe faktit që Hyseni nuk ishte e pranishme, ndërsa tha se do të njoftohej policia.
Salianji: Në 11:00 ishte lajmëruar për të dhënë dëshminë drejtori i SHISH, na ka sjellë një shkresë ku thuhet se drejtori do të jetë në një aktivitet. C’a e tund kokën kot, se nuk është dasmë këtu. Ta shoqërojmë me polici, do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd. Të vijë të japë dëshmi, siç e përcakton ligji! Jeni si lakuriqët e natës. Keni frikë. Keni bërë dëshmitë me dyer të mbyllura, se keni frikë nga ato që do të dalin. Keni bërë gati dhe nja 2 deputetë të tjerë, se ju duhet ndihma e të tjerëve.
Xhemal Qefalia: Mos përmendni fjalë të tjera, Beograd apo Sofja. Sa i përket gjërave që mundoheni sa herë që keni të drejtën dhe mundësinë për të folur hapur me mediat, thoni gjërat e ‘llahtarshme’. Por kur dëgjoni dëshmitarët, nuk thoni ashtu. Unë shpresoj që në fund të punimeve të këtij komisioni, të bëjmë një gjë të mirë dhe të ofrojmë zgjidhje ligjore. Është e vërtetë që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dhe 3 anëtarë të tjerë zëvendësueses dhe ju duhet t’i kishit bërë publike.
Salianji: Këtu nuk është me qejf zoti Qefalia, por është me detyrim që të japë dëshminë si dëshmitare. Është e pajustifikueshme të thuash; nuk vij se kam një punë. Institucionet e kësaj Republike i ka kthyer në hiçgjë. Pse ça është SHISH? Është institucion privat. Janë favorizuar persona të paautorizuar nga policia, janë fshehur të dhëna.
Naço: Kjo është për lavdinë tuaj personale!
Salianji: E pranoni që jeni kapur.
Naço: Për pjesën e drejtueses së SHISH, që qenkeni i zoti ne te Siguria nuk e morëm dot, ajo ka ardhur edhe kur anëtarët e opozitës nuk ishin. Vini birbilosni sot…
Si mund të thoni ka ikur në Beograd, si mund ta përdorësh. Kur të bëni akuza e të thoni të pavërteta të jeni më i rezervuar për pozicionin e saj të punën. Pastaj sa i zoti jeni do ta shohim kur të jetë ajo këtu se çfarë pyetjesh do ti bëni.
Salianji: Të gjithë ju e keni drejtorin e departamentit më të rëndësishëm. Keni një drejtor me masë arresti e nuk e shkarkoni dot. Nuk keni guximin të kërkoni pse nuk përjashtohet nga policia. /ZOOM.AL/