zoom

Aktualitet

Drejtoresha e AKSHI-t në komision/ Zbulon detaje nga sulmi i hakerave pa e ditur që ishte LIVE

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj në Komisionin për Dezinformimin, ka zbuluar detaje nga sulmet kibernetike iraniane që iu bënë sistemeve të AKSHI-t dy vite më pare.

Pa e ditur që ishte në transmetim LIVE, nga komisioni Karcanaj ka treguar informacione sensitive nga sulmi kibernetik, duke thënë se u bë nga 4 skuadra iraniane

Ajo tha se ditët e para nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

“Dy vjet më parë institucioni ynë u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra shumë të sofistikuara apo të mirënjohura që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik, të sponsorizuara na Irani. Nuk e kishim idenë farë në çfarë sulmi ishin në ditët e para, në datën 15 strukturat e sigurisë arritën të kapnin tentativat e para, por sulmi i datës 16 tregoi forcën e kundërshtarit. Në datën 16 synimi i skuadrave ishte sulmimi i të gjitha back-end-eve të AKSHIT, që ishin mbi 10 mijë. Që do të thotë të inkiptonin të gjitha këto back ende-që ishin kompjuterë dhe servera.”

Karçanaj tha gjithashtu se në ndihmë të shtetit shqiptar erdhi një nga ekipet më të mira të Microfort dhe një ekip elitë e sektorit cyber në FBI.