Aplikacion
Materiali që pritet të kalojë për miratim gjatë javëve në vijim, tërheq gjithashtu vëmendjen kundër cënimit të pavarësisë institucionale të SPAK.
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, ka dorëzuar në Komisionin e Jashtëm draft raportin që pritet të kalojë për miratim, ku vëmendjen kryesore duket se e merr kapitulli për shtetin e së drejtës. Ndërhyrjet dhe presioni politik ndaj gjyqësorit, evidendohen si shqetësim.
Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor.
Draft raporti i prezantuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian vlerëson punën e SPAK, teksa tërheq vëmendjen kundër cënimit të pavarësisë institucionale të Prokurorisë së Posacme.
Parlamenti Evropian nënvizon punën kyçe të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri në ndërtimin e një historiku të hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë; tërheq vëmendjen kundër cenimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.
Përtej çështjeve të drejtësisë, me shqetësim shikohet edhe niveli i ulët i transparencës së autoriteteve në të gjitha nivelet.
Parlamenti Evropian rikujton përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare dhe lokale për të përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe gjithëpërfshirjen duke kryer konsultime kuptimplota dhe të rregullta publike me palët e interesuara; vëren me shqetësim se zbatimi i kuadrit ligjor për konsultimet publike nga Kuvendi i Shqipërisë mbetet kryesisht formal.
Edhe situata mediatike shihet me shqetësim dhe nënvizohet nevoja që çdo rishikim i ligjit për median të jetë në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Draft raporti pritet të miratohet nga eurodeputetët gjatë javëve në vijim.
Ekuinoksi pranveror:Universi po u dërgon mesazhe serioze këtyre shenjave të zodiakut