Aplikacion
Një ditë më parë, SPAK njoftoi se Veliaj, në bashkëpunim me gruan e tij, kishin krijuar një skemë korrupsioni, duke përvetësuar fondet publike të Bashkisës së Tiranës.
Hetuesit kanë zbuluar se kompania ONE është një prej bashkëpunëtorëve, e cila sponsorizonte dhe përfitonte fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Më pas, këto fonde kalonin si financime te “Harabel” i Ajola Xoxës.
Nga ana tjetër, ONE është kliente, pra paguan për shërbime marketingu kompaninë “Gogel” sh.p.k., në pronësi të shtetasit Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Nga komunikimet gjithashtu rezulton se ‘Harabel’ financohet nga kompania e telekomunikacionit ‘ONE’, e cila përfiton fonde publike nga Bashkia Tiranë. Nga ana tjetër, kjo kompani është kliente, pra paguan për shërbime marketingu kompaninë ‘Gogel’ sh.p.k., në pronësi të shtetasit Arbër Veliaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Ky fakt evidentohet edhe në faqen e komunikimeve, ndërsa shtetësja Ketrina Braho i thotë Adelës se mund të bëjnë faturën për ‘ONE’ nga ‘Harabel’ 5.000 euro dhe se ata (ONE) kanë bërë një shënim për faturën si e duan.
Por edhe kompania ‘ALBTELEKOM’, e cila rezulton të jetë bashkuar me ‘ONE’, evidentohet në faqen 971 se ka firmosur me OJF ‘BYL-A’. Për këtë, shtetësja Adela Kondakçiu fillimisht kërkon NIPT e ‘Albtelekom’ dhe më pas e saktëson duke thënë se i duhet ai i ‘ONE Telecommunications’.
Kontrata me ‘Harabel’, sipas fotos së shkëmbyer mes bashkëbisedueseve rezulton të jetë lidhur më datë 27.10.2022 dhe ka për objekt të saj: Sponsorizimin, dhënien e një kontributi financiar ndaj Përfituesit të Sponsorizimit, nga shoqëria ‘One Telecommunications’, për të mbështetur këtë organizatë jofitimprurëse.
Në faqen 977 shtetësja Ketrina Braho saktëson se sponsorizimi nga ‘ONE telecommunications’ bëhet për ‘Harabel’, ndërsa ai për ‘BYL-A’ bëhet nga Albtelekom, duke shtuar se duhet të procedojnë vetëm me faturën prej 5.000 eurosh nga ONE tek ‘Harabel’, ndërsa për pagesën tjetër do t’i njoftojnë ata (Albtelekom).
Në faqen 983 Ketrina njofton Adelën se tashmë mund të presin dhe faturën e Albtelekom nga ‘BYL-A’, duke shfaqur gëzim për këtë lajm.
E pyetur nga Adela nëse ata (kompania) ka thënë për ndonjë përshkrim, Ketrina i përgjigjet, jo, nuk më thanë përshkrim.
Edhe nga kjo rezulton e qartë se lekët jepen, por as kuptohet përse jepen, për sa kohë vetë punonjëset e përfshira në detajet e përditshmërisë së këtyre organizatave nuk kanë asnjë ide si ta bëjnë përshkrimin në faturë”, thuhet në vendim.