zoom

Aktualitet

Dosja e SPAK/ Lidhjet e krimit me shtetin, shefat e krimit informatorë të aksioneve antidrogë

Policët e arrestuar një ditë më parë me urdhër të SPAK, duket se nuk e prisnin këtë ditë pasi kishin “lidhje me shtet”.

Në dosjen e SPAK, janë administruar bisedat në të cilat një trafikant tregon i shqetësuar “se kam investuar 250 dhe do fitoj 650 mijë euro” dhe sipas tij po humbiste shumë.

Trafikanti shkruan se herë tjetër do veprohet jashtë vendit duke kujtuar dëmin qe i është bërë prej 1.7 milionë euro pasi iu bllokua në Greqi.

Sipas burimeve oficerët e arrestuar dhe një tjetër në kërkim ndihmonin për dhënien e informacionit për aksionet antidrogë.

Ndërkohë që në listën e të kërkuarve që jetojnë jashtë dhe janë në kërkim nga SPAK Kristo Qiricit janë edhe Benci Toska, Shkëlqen Kraja, Xhino Nebi, Luic Bala.

Dy kryesorët nga hetimi i deritanishëm janë Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj, ndërsa në bisedat e Sky Ecc nga të dyshuarit përmenden edhe emra të tjerë oficerësh të policisë si dhe zyrtarë.

Postime të lidhura