zoom

Aktualitet

Dosja e Onkologjikut i kalon SPAK

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për sa i përket hetimit për skandalin tek spitali Onkologik.

Kjo dosje mësohet se është transferuar ditët e fundit në Prokurorinë e Posaçme. Ka qenë prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj i cili 4 ditë më parë, ka vendosur të shpall moskompetencën dhe dosjen ta transferoj në SPAK, pasi dyshohet për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.