zoom

Stil

“Dori u bë tym” – Olta Gixhari tregon çfarë e mërzit bashkëshortin

Dori, bashkëshorti i Olta Gixharit, e ka problem të dalë në publik.

Këtë e ka treguar vetë Olta në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, kur u pyet nëse Dori do të marrë pjesë në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

“Nuk besoj se do jetë në premierë sepse nuk do të jetë fytyrë publike. Po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift viral nëpër aeroporte. Unë qesh, por Dori u bë tym”, tregon Olta.

Edhe gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother”, Olta tregonte në mënyrë të vazhdueshme se Dorit nuk i pëlqente të shfaqej në publik, por pas përfundimit të spektaklit ata janë parë dhe janë kapur nga kamera disa herë bashkë.