zoom

Të gjitha

Donaldi qëndron larg nga banorët e tjerë, Beniada: Ne jemi bashkë, ai vetëm

Prej disa ditësh, Donald Veshaj duket paksa i distancuar nga banorët e tjerë. Teksa të gjithë banorët po qëndronin pranë njëri-tjetrit në oborr, aktori i humorit rrinte vetëm, larg tyre.

Për këtë ka reaguar Beniada duke thënë se ndihet keq, ndërsa Einxheli e ka ironizuar duke thënë se gjithmonë është ai viktima.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Kur unë nuk doja të rrija në të njëjtën shtëpi me të, mendon se dua të rri tani me të sikur nuk ka ndodhur asgjë?

Beniada: E pashë aty si rri vetëm dhe më vjen keq.

Einxhel: Shumë keq po më vjen.

Beniada: Ne jemi të gjithë bashkë, ai është vetëm. Nuk thashë të ikje ti.

Einxhel: Po, ai është gjithmonë viktima.

Beniada: Kjo është shtëpia.

Einxhel: Po po, kjo është shtëpia. Këta janë njerëzit.

Arjola: E kuptoj që ka diçka me Einxhel, por mua më ka evituar gjithmonë. Është zgjedhja e tij të rrijë vetëm.