zoom

Të gjitha

Don Xhoni dhe Butrint Imeri zbulojnë datën e “Corazon”

Don Xhoni dhe Butrint Imeri më në fund kanë publikuar datën e bashkëpunimit të tyre më të ri.

Zonja dhe zotërinj, mos e harroni këtë datë. 23 Dhjetor 2021”, shkruhet në postimet e djemve në InstaStory.

Xhirimet e klipit janë realizuar në Dubai, ku djemtë kanë qëndruar disa ditë e bashkë me ta ka qenë edhe modelja ruse, Ariana Lirey. Rikujtojmë që kjo e fundit u bë mjaft e njohur nga tatuazhi që realizoi në trupin e saj me fytyrën e Don Xhonit.

Të dy kanë postuar të njëjtën foto në rrjetet sociale ku duken shumë të afërt me njëri-tjetrin duke hedhur dyshimet se kanë kaluar në një lidhje e jo në një flirt të momentit.

Në selfie-n e fundit të postuar nga Lirey, Don Xhoni ka komentuar: “A është bluzja ime kjo zemër?”, së cilit bukuroshja i është përgjigjur “po, dhe ka ende aromën tënde”.

Postime të lidhura