Aplikacion
Burime bëjnë të ditur se Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”.
Madje nga fotot që ajo ka publikuar vetëm në rrjetet sociale rezulton se për punën që bënte qendra e saj ishte dekoruar edhe nga ish-presidenti Ilir Meta.
Medalje që ajo e ka publikuar me krenari në rrjetet sociale.
Marjeta Karaj akuzohet se bashkë me të birin dhe shokun e tij kanë vrarë në mënyrë monstruoze një person në 2017-ën. Bëhet fjalë për Menduh Kurt-Dedën, i cili u dogj me lëndë djegëse në vendin e njohur në “Kodër Shupal”.
Gjithashtu mësohet se viktima ishte pjesë e kësaj qendre, ndërkohë që burime policore pohojnë se 61-vjeçari kishte lidhje intime me Karajn.
Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë një borxh 1 milionë lekë që viktima i kishte Karajt.