zoom

Aktualitet

Do udhëtoni drejt Italisë? Ja kushtet e reja që duhet të plotësoni patjetër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot rregullat për udhëtimet drejt Italisë, deri më datë 31 maj 2022

MEPJ bëri të ditur se deri më 31 maj, lejohet udhëtimi për çfarëdo arsye drejt Italisë.

Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë mjafton të plotësojnë një nga kushtet e green pass: certifikata e vaksinimit, certifikata e shërimit ose testi negativ për Covid-19.

Fëmijët deri në moshën 6 vjeç janë të përjashtuar nga këto rregulla, thekson MEPJ.

MEPJ shton se, nëse qytetarët nuk plotësojnë një nga kushtet e green pass, aplikohet karantinë 5-ditore dhe test në fund të izolimit