zoom

Slider

“Do famë. Po viktimizohet me vajzën”, ish-burri përgënjeshtron gazetaren në BBVA 3

Banorja e Big Brother Vip, gazetarja Lediona Xheladinaj  ka folur shpesh aty brenda për sakrificat që ka bërë si nënë beqare e një vajze, pas ndarjes nga bashkëshorti.

Ky i fundit ka mohuar të gjitha deklaratat e Xheladinajt duke thënë se ajo po e bën këtë ‘për famë’.

Jorgen Xoxi që është ish-bashkëshorti i Lediona Xheladinajt ka reaguar në Facebook dhe sulmon atë duke thënë se po e përdor vajzën për t’u viktimizuar.

“Mendimi i drejtë nga ana juaj se ajo zonja e vërtetë e ka kujdestari fëmijën por mos të viktimizohet se e di shumë mirë ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka dërguar në shkollë etj, etj,.

Ajo do famë por mos të përdorin gënjeshtrat e të përdorin fëmijën sepse e njohin të gjithë personalitetin e secilit“, shkruan ish-bashkëshorti i Ledionës në komentin e tij në Facebook.