zoom

Aktualitet

Do dëshmonin në favor të shokut të tyre Laert Haxhiu, GJKKO refuzon Kaloshin dhe Bilbilin

Gjykata ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Leart Haxhisë për marrjen në pyetje si dëshmitar të Orges Bilbilit e Kaloshit, të dy miq të Haxhisë.

Seanca e radhës do të mbahet më 29 shkurt, ku do të njoftohen tre dëshmitar të mbrojtjes.

Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si “Masakra e Lushnjës”, e ndodhur në muajin shtator të vitit 2017.

Në atë ngjarje humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, teksa pati edhe tre të plagosur rëndë.

Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por që ishte çuar nga tavolina vetëm 5 minuta para sulmit.

Atentati kishte motiv larjen e hesapeve, luftën për kontroll territori të biznesve ilegale dhe hakmarrjen. /ZOOM.AL/