zoom

Aktualitet

“Djali u lidh me një hoxhë dhe…”/ Sulmi në xhami, flet babai i 34-vjeçarit

Babai i autorit të plagosjes së pesë personave në xhaminë “Dinë Hoxha” te Rruga e Kavajës në Tiranë ka treguar se djali i tij ishte lidhur me një hoxhë dhe falej.

“Un jam katolik. Djali u lidh me një hoxhë dhe falej në xhami. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Djali vazhdoi shkollën për frëngjisht në Tiranë. Djali shkoi njëherë në Maqedoni dhe takoi disa myslimanë. Kur u kthye kaloi në depresion”, tha babai i Rudolf Nikollaj.

Të plagosurit janë: Amri Tola, 23 vjeç, Donard Koçi, 35 vjeç, Kleon Jaupaj, 26 vjeç, Mariglen Konja, 24 vjeç, dhe Sebah Peposhi, 22 vjeç.

Burime nga Spitali Ushtarak konfirmojnë se gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë, dhe ndërkohë po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Autori 34-vjeçar Rudolf Nikollaj kishte qenë në kërkim nga policia deri në datën 12 prill. Ai ishte në kërkim nga “blutë” pasi në 10 mars kishte plagosur me thikë në këmbë një person. Më konkretisht, mësohet se në rrugën “Kastriotët” ai kishte plagosur me thikë shtetasin Robert Kurti.

I dëmtuari e kishte denoncuar në Komisariatin Nr. 3 që ishte vënë në kërkim të autorit. Në njoftimin e datës 10 mars, Policia bënte me dije: “Më datë 10.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. N., 34 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me një mjet prerës (e dyshuar thikë), shtetasin R. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.