Aplikacion
Ditën e djeshme, burimet thanë për TMZ, se Weston është i dyshuari kryesor i ngjarjes që ndodhi në shtëpinë e Christinas në Los Anxhelos më 28 prill.
Sherri i dyshuar nënë-bir filloi si një grindje verbale përpara se të kthehej shpejt në dhunë, tha një burim për median.
Në shtëpinë e aktores është thirrur ndihma e parë, por nuk ka qenë e nevojshme që të shkonte në spital. 33-vjeçari Weston është në kërkim dhe menjëherë pas sherrit ishte arratisur.
Edhe më parë mes familjes ka pasur tensione dhe grindje, motivet e të cilës nuk janë bërë të ditura. /ZOOM.AL/