zoom

Aktualitet

U vendosën zjarrin makinave, vihen në pranga 2 persona në Divjakë

Bektash Muçaj dhe Geri Lushaj janë vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi ishin shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës private.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për Muçaj banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Kjo pasi në datën 04.08.2021, ka djegur me lëndë djegëse autobusin në pronësi të shtetasit S. S.

Geri Lushaj 33 vjeç, banues në Vlorë është vënë gjithashtu në pranga, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas, në datën 09.03.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili është arrestuar, ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.