Aplikacion
Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vijoi më pas me karrierën e saj ai aktore humori. Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”
E ftuar “Në kurthin e Piter Pan” aktorja u pyet nga fëmijët nëse do të merrte pjesë si anëtare e parties socialiste.
Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?
“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”- tha sot Arjola duke mos treguar më shumë. Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste./L.K
/Zoom.al