zoom

Aktualitet

Disa fshatra të izoluara në Dibër/ Lura e bllokuar prej 4 ditësh, probleme në Rrugën e Arbrit

Moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka bërë që Dibra të përballet me një situatë problematike. Disa fshatra në këtë qark janë të izoluara, teksa Lura prej 4 ditësh është e bllokuar nga dëbora.

Problemet në rrugën e Arbrit janë ende prezentë, pasi mjetet qarkullojnë me vështirësi.

Aksi nga njësia Lurë drejt Peshkopisë është e bllokuar nga bora, ndërsa disa fshatra ngelen të izoluara ku trashësia e dëborës varion nga 40-50 cm.

Probleme ka dhe në Tërnovë të madhe dhe Tërnovë e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ndërsa energjia elektrike ka munguar në disa zona.