zoom

Politikë

Diploma e Belind Këlliçit, reagon Universiteti Coppin në SHBA: U diplomua me vlerësimin më të lartë

Aludimet për mashtrime me diplomën të Belind Këlliçit i hedh poshtë vetë Universiteti Coppin, përmes një reagimi për mediat.

Universiteti amerikan bën me dije se Këlliçi është regjistruar në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe është diplomuar për Shkenca Menaxhimi në dhjetor të 2008-ës.

Universiteti Coppin thotë në përgjigjen për “Faktoje.al” se Këlliçi është diplomuar si student i shkëlqyer, me vlerësimin më të lartë.

“Sipas të dhënave tona, Belind Këlliçi hyri në Universitetin Coppin në semestrin e vjeshtës së vitit 2005 dhe u diplomua në nivelin Bachelor për Shkenca Menaxhimi në dhjetor 2008. Ai u diplomua me vlerësimin më të lartë “Summa Cum Laude”, që merret nga studentët që fitojnë të paktën 48 orë kredite në universitet dhe një mesatare kumulative të notave midis 3.75 dhe 4 në të gjitha lëndët universitare”, thotë në reagim Universiteti Coppin, Maryland, SHBA.

Disa media raportuan në mes të fushatës për zgjedhjet lokale se Këlliçi madje ka shfrytëzuar faktin që vëllai i tij punonte në Universitetin Coppin në Maryland, për të mashtruar në mënyrë që të regjistrohej aty.