zoom

Lajme

Dikur shoqe e Sara Hoxhës/ Kush është e dashura e re e Ledri Vulës

Një foto e Ledri Vulës krah një vajze në breg të detit trazoi rrjetin, duke aluduar për një romancë të re mes reperit dhe saj.

Vajza në fjalë është Rina Zaiti, motra e një këngëtari të ri, Ron Zaitit.

Ky i fundit ka bërë bashkëpunime me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”, “Boma ni tel” dhe me Semi Jaupajn, “All your lovin”.

Rita është estetiste thonjsh, ku nuk mungojnë edhe VIP-at që kërkojnë shërbimin e saj në sallon.

Por në rrjet po komentohet gjerësisht raporti që ajo ka pasur me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledri Vulës.

Dy vajzat bënin shpesh komente në fotot e njëra-tjetrës, por sot nuk ndiqen më në rrjetet sociale.