zoom

Aktualitet

Digjet makina e sekretarit të gjyqtares Enkeleda Hoxha

Makina e sekretarit të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për Igli Kani. Ngjarja ka ndodhur në Krujë.

Makina ndodhej e parkuar në parkingun e qytetit, në afërsi të banesës së sekretarit të gjyqtares. Makina është lyer me benzinë dhe i është vënë flaka. Zjarri është konstatuar nga nëna e Igli Kanit.

Gjyqtarja Hoxha u arrestua më 11 shkurt nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për lirimin e kriminelëve të rrezikshëm, në këmbim te parave.

Sëbashku me të u arrestuan edhe 7 persona të tjerë.

Postime të lidhura