Aplikacion
Autovetura, tip Volkswagen, ishte parkuar në një garazh në zonën e plazhit të Vjetër.
Ajo është në pronësi të babait të zyrtares, Muamet Çotës, por përdoret nga drejtoresha e Tatim – Taksave.
Policia tha se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme dhe ka shoqëruar disa persona. Paraprakisht është marrë në pyetje edhe drejtoresha e Tatim – Taksave.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës