Aplikacion
Emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar detaje nga takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të premten në Beograd.
Lajçak, përmes një postimi në platformën X, pohoi se në takim me Vuçiçin kanë biseduar për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.
“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe me Petar Petkoviç. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.
Edhe i dërguari i SHBA-ve, Escobar, theksoi dje vështirësitë e hasura në bisedime për zgjidhje, duke sulmuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, si njeriun që nuk pranon propozimet për dinarin. /ZOOM.AL/
BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës: Duhet miratimi i të gjitha shteteve