Aplikacion
Por Gjykata e Rrethit ka liruar sot 4 personat e dyshuar të dhunës, pak pas vetëdorëzimit të tyre dhe ndalimeve nga policia vendore. Shkak u bë ngacmimi i një vajze, partnere e një prej të rinjve dhe sherri kishte nisur rreth dy muaj më parë.
Burime zyrtare konfirmuan se është zhvilluar sot masa e sigurisë për 4 shtetasit që dhunuan me sende të forta 30-vjeçarin Ramadan Hasani, në ambientet e një lavazhi në Korçë.
Ndaj të dyshuarve; Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura, gjykata vendosi “mosvleftësimin e ligjshëm të ndalimit” dhe caktimin e masës se sigurimit “detyrim për t’u paraqitur ne Policinë Gjyqësore”.
Të rinjtë kishin konflikte të hershme mes tyre, që i zgjidhën në mënyrë të dhunshme, duke përdorur hekura, leva, shkopinj bejsbolli dhe grushte e shkelma. I riu mori dëmtime dhe përfundoi në spital, pa rrezik jete.
Pikënisja e konfliktit të dhunshëm daton më 14 shkurt të këtij viti, kur dyshohet se Ramadan Hasani, i dhunuari, dhe vëllai i tij, u konfliktuan fizikisht me Spartak Selima, pasi ata pretendonin se Selima i ngacmoi partneren njërit prej vëllezërve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, por Gjykata nuk ishte e këtij mendimi sot. /ZOOM.AL/