zoom

Aktualitet

Dhunimi i policit dhe vëllait të tij në Tiranë, të patën 7 persona qëlluan efektivin

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dhunimin e një efektivi të policisë dhe vëllait të tij gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

U mësua se polici dhe vëllai i tij janë dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopa bejsbolli.

Mësohet gjithashtu se agresorët i kanë nxjerrë të dy viktimat nga automjeti me të cilin po udhëtonin, teksa kanë tentuar ta fusin në garazh dhe i kanë sulmuar.

Gjatë sulmit ndaj efektivit, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Konflikti ka ndodhur për rrethana ende të paqarta në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Punonjësi i policisë dhe vëllai i tij janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punonon për kapjen e autorëve dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2023 rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Besim Alla”, gjatë një konflikti për rrethana ende të paqarta, shtetasit B. B., dhe B. B., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kanë goditur shtetasit E. F., (punonjës policie), B. F., dhe automjetin e tyre.

Gjatë konfliktit, shtetasit E. F., i ka renë arma e shërbimit në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje.

Si pasojë shtetasit E. F., dhe B. F., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit, dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë të përshfirë.