zoom

Lajme

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, debate të forta te Ligjet. Dogjani: Bandat s’kanë frikë nga ligjet

Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha është kthyer në temë diskutimi edhe në Komisionin e Ligjeve, teksa Policia po vijon hetimet dhe kërkimet për autorët e agresionit në ish-Bllok.

Deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, ndërsa tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës, në një zotë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji.

Ndërkohë kryetarja socialiste e Komisionit, Klotilda Bushka tha se nuk duhet dalë në konkluzione, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën.

Pjesë nga diskutimi:

Dogjani: Bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji! Qytetarët janë të pasigurt kur krimi godet në mes të Bllokut ndaj një avokati, mendoni se çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të thjeshtë. Dënoj sulmon dhe autorët të vihen para përgjegjësisë penale, ndryshe kështu siç po veprohet, që qytetarët po detyrohet të bëjnë vetëgjyqësi sepse rendi nuk zbatohet, shqiptarët po detyrohen të largohen nga vendi.

Bushka: Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet. /ZOOM.AL/