zoom

Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, kryepolici Vocaj: Po i kërkojmë 3 autorët në të gjithë vendin!

Teksa dha informacione për operacionin antidrogë në kryeqytet me 19 të arrestuar dhe 5 në kërkim, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje në lidhje me hetimet për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Teksa kanë kaluar më shumë se gjashtë javë nga ngjarja e rëndë, tre prej agresorëve ende mbeten në kërkim.

I pyetur nga gazetarët rreth çështjes, Vocaj zbuloi se autoritetet kanë zgjeruar kërkimet e tyre në të gjithë vendin për arrestimin e dhunuesve. Por deri tani ende nuk janë arrestuar.

Në qeli ndodhen aktualisht vetëm i dyshuari si porositës, Dritan Nano dhe një prej të dyshuarve që u vetëdorëzua dhe rrëfeu dinamikën e krimit dhe autorët.

Avokati Mëngjesi qëndroi më shumë se një javë në koma. Prokuroria i ka ende hetimet aktive rreth pistave dhe rrethanave, pasi Nano mohon se ka qenë porositësi. /ZOOM.AL/