zoom

Lajme

Dhe BE reagon për sulmin e Metës ndaj Dumanit: Intimidimet mbi gjyqësorët s’kanë vend në demokraci

Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar sulmet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e BE.

Më herët, retorika e Metës është dënuar edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë.