zoom

Aktualitet

Devoll, i afërmi i 20-vjeçarit të akuzuar për përdhunim: Deklaratat e gruas nuk janë të besueshme

I afërmi i 20-vjeçarit të arrestuar në Devoll për përdhunimin e një gruaje me probleme të shëndetit mendor hedh poshtë akuzat ndaj tij.

Bilbil Karumi shprehet në një prononcim për mediat se policia e ka arrestuar pa prova dhe se deklaratat e 43-vjeçares nuk janë të besueshme.

“E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat kryesisht. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43-vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë të vështira. Ishte martuar 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë”, shprehet ai.

Fqinji Jani Tase tregon se e ka mësuar nga televizori çfarë ka ndodhur dhe se nuk dallohej që ishte shtatzënë.

“E mësuam nga TV çfarë ka ndodhur. Ajo është me probleme mendore. Jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur. Familjet kishin hyrje-dalje. Nuk dallohej që ishte shtatzënë”, tha fqinji.